Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ditmir Bushati merr detyrën e rëndësishme, do drejtojë misionin e vëzhguesve të OSBE në Moldavi

12:41 / July 10, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bushati Moldavi1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, do të jetë udhëheqësi i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së për zgjedhjet parlamentare në Moldavi, pas emërimit nga Kryetarja e radhës së OSBE-së, ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde .

Këto zgjedhje po monitorohen nga një numër i madh vëzhguesish ndërkombëtar të OSBE-ODIHR, Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës.

“Shpresojmë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës do t’i japin një mundësi Moldavisë që t’i japë fund bllokimit politik për të hapur rrugën e reformave. Së bashku me partnerët tanë nga ODIHR, Parlamenti Europian dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, ne shpresojmë të ndihmojmë Moldavinë në angazhimet e saj demokratike”, është shprehur Bushati.

Më herët Bushati u prit në një takim nga Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, Kryetarja e Parlamentit, Zinaida Greceanii dhe përfaqësuesit e partive politike kryesore që do të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Të hënën, misioni vëzhgues ndërkombëtar që udhëhiqet nga Bushati do të bëj të njohur për publikun gjetjet dhe konkluzionet paraprake për procesin zgjedhor të 11 Korrikut në Moldavi.

Bushati Moldavi

Ditmir Bushati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.