Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur “Tre urat” në Çermë Sektor në Lushnje. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit ndërsa është plagosur djali i tij.
Sipas njoftimit të policisë, A.M po drejtonte mjetin tip Ford kur ka dalë nga rruga. “Për pasojë ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar djali i tij shtetasi Rr.M, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve”, thotë policia e qarkut.
NJOFTIMI I PLOTE
Divjakë
Informacion paraparak
Sot rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Tre urat” Çermë Sektor, shtetasi A.M, 57 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar djali i tij shtetasi Rr.M, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.