Ministrja e për Evropën dhe Punët e Jashtme në vendin tonë Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Bullgari, ku si pasojë e një zjarri të rënë në një autobus maqedonas kanë humbur jetën 45 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë.
Xhaçka përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se është dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura nga Maqedonia e Veriut, në aksidentin e ndodhur në Bullgari.
