Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Djemtë bëhen roje në shtëpi bari, ndërsa vajzat eskorta të kriminelëve”, Kryemadhi i përgjigjet Muzhaqit: Po të ishte për t’u marrë me ty…

17:22 / April 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monika
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka replikuar me Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqin, pasi kjo e fundit dënoi sjelljen e deputetes Ina Zhupa në Komision, ku i hoqi mikrofonin Elva Margaritit.

Kryemadhi tha se të rinjtë shqiptarë largohen në Angli apo Spanjë për të punuar si roje në shtëpi bari, ndërsa vajzat bëhen eskorta të kriminelëve të drogës në Shqipëri. Sipas saj, një të riu i duhen 1 milionë euro për t’u bërë deputet i Parlamentit.

Më pas ministrja mori fjalën dhe tha se të rinjtë shqiptarë kanë shpresë, ndaj Kryemadhi nuk mund t’ua heqë, ndërkohë që e menjëhershme ishte kundërpërgjigja e kryetares së LSI-së, e cila tha është shumë e kollajtë të merret me Bora Muzhaqin, por në këtë moment iu fik mikrofoni dhe nuk u llejua të fliste më shumë.

Kryemadhi: Për t’u kthyer te ministrja Bora Muzhaqi, duhet të kuptosh një gjë e nderuar, që një i ri të kandidojë për deputet në bazë të sondazheve, një partie politike i kushton 100 euro një votë. Nëse një i ri do të bëhet deputet, i duhen 1 milionë euro për të hyrë në Parlament. Një i ri shqiptar nuk ka as 200 euro në xhep, por i hipin kamionëve për t’u bërë roje në shtëpi bari në Angli apo Spanjë, ose vajzat shqiptare për t’u bërë eskorta të kriminelëve të drogës në Shqipëri.

Muzhaqi: Të rinjtë shqiptarë jo vetëm brenda, por edhe jashtë Shqipërisë, janë të arsimuar. Shqiptarët kudo që shkojnë rezultojnë të jenë të parët në fusha të ndryshme. Ne të paktën këtu në Parlament nuk duhet t’ua heqim shpresën. Të rinjtë shqiptarë janë plot shpresë, por ju nuk mund t’ua hiqni dot.

Kryemadhi: Të rinjtë shqiptarë kanë shpresë se ka Bora Muzhaqin në qeveri, por nuk ka shpresë ajo studentja e ekselencës në Shqipëri…Po të ishte për t’u marrë me ty, ishte shumë e kollajshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.