Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë mëngjes një video për pelegrinazhin e përvitshëm në Malin e Tomorrit, ku dhe ka shfrytëzuar rastin për të paralajmëruar guroret që shfrytëzojnë këtë mal.
Sipas ramës Mali i Mrekullueshëm do të “zmbrapsë barbarët e pangopur”.
POSTIMI I RAMES
MIRËMËNGJES 😃
dhe këtë Ditë të Pelegrinëve, me këto pamje magjike nga Mali i Tomorrit, që është kthyer në sheshbetejën mes interesit kombëtar të mbrojtjes së tij nga shfrytëzimi i guroreve dhe gjykatësve të korruptuar, të cilët u japin të drejtë shfrytëzuesve për interesa të pista, i bindur që Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur, ju uroj një ditë të mbarë
