Mbledhja e sotme e KLP-së është shoqëruar me debate pasur me largimin e kreut të saj Gent Ibrahimi duke ndërprerë kështu mbledhjen e radhës.
Ka qenë anëtari Besnik Çani i cili ka kërkuar shtyrje të mbledhjes pasi nuk ishte njohur me projekt-aktet e saj. Sipas tij materialet i kishin mbërritur me vonesë.
Në mbledhjen e ditës së sotme, KLP kishte të parashikuar përcaktimin e disa prokurorëve të përkohshëm në disa prokurori si dhe rikthimin e një tjetri në detyrën e mëparshme.
