Policia e shtetit bën të ditur se gjatë regjistrimit për Patrullë të Përgjithshme ka lindur shqetësimi se disa prej aplikantëve nuk janë pajisur ende me leje drejtimi, por janë duke ndjekur kursin.
Për këtë policia sqaron se: Të gjithë ata aplikantë që deri në datën 3 gusht 2019, data kur mbyllet aplikimi, kanë përfunduar fazën e parë të kursit për Leje Drejtimi dhe disponojnë vërtetim zyrtar nga Autoshkolla që e kanë përfunduar provimin e teorisë dhe janë duke ndjekur praktikën, do të pranohen për të aplikuar”.
Por aplikantët që do të shpallen fitues në fazën e parë të konkurimit për Patrullë të Përgjithshme në Kolegjin e Policisë dhe deri atëherë nuk kanë dorëzuar Lejen e Drejtimit, do të skualifikohen dhe nuk mund të vijojnë fazat e tjera të konkurimit.
Policia e Shtetit nxit çdo te interesuar dhe rikujton se afati për të aplikuar për Patrullë të Përgjithshme është data 3 gusht, ndërsa për Specialist për Hetimin e Krimit është data 31 korrik.
