Dojna Mema duket se është një lexuese e mirë teksa ka ndarë me ndjekësit e saj disa sugjerime. Ajo ka postuar disa prej librave të saj të preferuar dhe janë të gjithë autorë të huaj.
Mirëpo, jo të gjithë janë kaq dashamirës sa t’i kuptojnë sugjerimet dhe këshillat dhe njëri prej tyre ishte edhe në profilin e Dojnës. Komentuesi i ka shkruar “Sa kishin libra nga ata që vizitove ti?” dhe nuk ka kaluar pa marrë një përgjigje nga Dojna.
“Ja rasti konkret kur një grua s’i ka kushtuar rëndësi asaj thënies më sipër dhe lind një tek neuronesh si ti.”- ka shkruar moderatorja.