Ashtu sikurse është shprehur gjithmonë, Dojna Mema e ka nisur karrierën e saj televizive në Top Media, që prej moshës 19 vjeçe. Duke nisur nga Top Albania Radio e më pas si moderatore në Top Channel, Dojna është një ndër figurat që ka qendruar për një kohë shumë të gjatë pjesë e Top Medias.
Mirëpo, me nisjen e sezonit të ri, u mësua se moderatorja ishte larguar nga Top Channel.
Burime bëjnë me dije se Dojna do të nisë një program të ri së shpejti, në ekranin e ABC News.
