Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

DOKUMENTET/ Si ka qenë diaspora e 100 viteve më parë, “Nuk dom lavdira, por të mbrehim kurajon tonë…”

10:35 / March 1, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vatra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Tiranë mbahet sot samiti i Dytë i Diasporës, pas atij të 23 nëntorit të 2016-tës që synonte unifikimin e mërgatës shqiptare.

Sipas programit të këtij samiti synohet diskutimi për votën si e drejtë, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm për vendlindjen, identiteti shqiptar dhe aspekte të ndryshme të turizmit dhe agroturizmit.

Ndryshe nga sot, Diaspora shqiptare e 100 viteve më parë ka pasur një rol të rëndësishëm në çështjen kombëtare e kjo tregohet në dokumentet që janë publikuar online nga Arkiva e MEPJ-së.

Kontributi i diasporës shqiptare në Amerikë është mjaft i rëndësishëm në historinë tonë kombëtare. Në këto dokumente tregohet mbështetja financiare që kanë dhënë në vitet ’20 shqiptarët e SHBA-së për çështjen kombëtare.
“ Nuk domi nishane, nuk domi lavdira, nuk domi mburje, po kemi nevojë të madhe të mësojmë ndodhjen tonë në lidhje me Qeverinë Shqiptare, që të mund të mbrehim kurajon tonë dhe të vazhdojmë punën në fushën kombëtare, duke u centralizuar në shërbime të tjera….se kemi Atdheun dhe interesin e përparimit të Atdheut paramount (parasëgjithash-P.D)”, do të shprehej kryetari i Vatra-s në atë kohë, Anastasn Pandele në një letër drejtuar kryeministrit të kohës, Iliaz Vrioni.

Me 1920 qeveria shqiptare mori hua kombëtare nga vatranët për të ngritur në këmbë strukturat shtetërore, ndërkohë që qeveria shqiptare akoma nuk ishte njohur zyrtarisht pasi vazhdonte punën Konferenca e Paqes në Paris 1919-1920 e më pas Konferenca e Ambasadorëve në Paris, 1921.

Kolonia shqiptare në Amerikë, që i shtonte vazhdimisht radhët e saj, u bë një nga qëndrat e lëvizjes kombëtare që prej fundit të shekullit XIX. “Vatra” u themelua në Boston me 12 prill 1912 si bashkim i të gjitha organizatave të shqiptarëve të Amerikës në një Federatë, në kulmin e lëvizjes kombëtare shqiptare për pavarësi në kohën kur Ballkani do ishte shesh betejë i dy luftrave ballkanike. Kjo Federatë ndihmoi fuqishëm çështjen shqiptare me të dërguarit e saj në Evropë, Faik Konicën dhe Fan Nolin, të cilët zhvillonin takime me zyrtarë të lartë vendimmarrës duke lobuar për një zgjidhje të drejtë të çështjes kombëtare shqiptare pranë qeverive të Fuqive të Mëdha . Pas Luftës së Parë Botërore Fan Noli, arriti të zhvillonte takime edhe me zyrtarë të lartë amerikanë. Me 4 korrik 1918 Fan Noli, si pjesëmarrës në kremtimin e ditës së Pavarësisë të SHBA-së, arriti të takonte Presidentin ëillson dhe mori prej tij premtimin për të mbështetur një zgjidhje të drejtë të çështjes shqiptare në Konferencën e Paqes Paris ( v.1919, D.19).

  • diaspora
  • diaspora2

Dokumentet e plota gjenden ne kete link: https://punetejashtme.gov.al/wp-content/uploads/2018/08/images-1.pdf

Diaspora
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.