Ish-mbrojtësi francez i Manchester City, Benjamin Mendy i rikthehet futbollit, rreth 3 vite pasi qëndroi larg fushave të blerta për shkak të procesit gjyqësor ku ai ishte i akuzuar për përdhunim.
Të gjitha akuzat që rëndonin mbi mbrojtësin e majtë u rrëzuan të premten nga gjykata e Chester Crown, duke i hapur rrugën rinisjes së karrierës për Mendy.
Në fillim të këtij viti, futbollisti ishte shpallur i pafajshëm nga akuzat për ofendime seksuale ndaj disa vajzave, por juria nuk ishte në gjendje të merrte vendime për dy akuzat e tjera, për përdhunim dhe tentativë përdhunimi, ndaj pati dhe një rigjykim.
