Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

‘Donte të më rrëmbente’, 21-vjeçarja në Tiranë tregon makthin e përndjekjes nga…

20:53 / June 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1622572116 mmm
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 22-vjeçar është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 4 muaj burg, nën akuzën se ka përdjekur ish-të dashurën e tij 21-vjeçare, të cilën njëkohësisht e kishte edhe fqinj.

Në vendimin e gjykatës thuhet se në datën 12.01.2021 shtetësja D. R., teksa ka qenë duke udhëtuar me autobus urban, është përndjekur nga i pandehuri E. Sh., i cili fillimisht e ka ndjekur me automjetin e tij, e më pas ka hipur në autobus është ulur pranë saj.

Pasi shtetësja D. R., ka zbritur nga autobusi, i pandehuri e ka ndjekur nga prapa dhe në një moment e ka ndaluar duke i marrë telefonin me forcë e jashtë dëshirës së saj, shkruan MCN.

Në vijim kjo shtetëse ka kërkuar ndihmën e një patrulle policie, e cila ka telefonuar të pandehurin duke i kërkuar fillimisht të kthente telefonin e më pas të mos shqetësonte më D. R.

Në vijim, i pandehuri e ka kthyer telefonin nëpërmjet një shoku të tij dhe D., ka vazhduar rrugën në këmbë për në banesën e saj dhe në një moment i pandehuri E. Sh., i ka dalë përsëri përpara dhe këtë herë ka dashur ta marrë kundër dëshirës së saj në makinë.

Dezdemona ka filluar të kërkojë ndihmë dhe rastësisht aty është gjetur një patrullë tjetër e Policisë së Shtetit.

Ky version i shtetëses D. R., është konfirmuar edhe nga punonjësit e Policisë. Ata konfirmojnë të dy momentet e përndjekjes nga ana e të pandehurit ndaj shtetëses D. R., si në momentin kur i mori me forcë telefonin ashtu edhe kur kërkoi ta fuste me forcë në automjetin e tij.

Në vijim të kësaj ngjarjeje, shtetësja D. R., pasi është pyetur lidhur me këtë ngjarje ka deklaruar se të pandehurin E. Sh., e ka fqinj dhe se e ka patur të dashur para dy vjetësh, por janë ndarë dhe e ai nuk e pranon këtë fakt dhe vazhdon ta përndjekë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026

Kultivonin kanabis pranë shtëpisë, arrestohen babë e bir në Fushë-Arrëz

13:47 / August 25, 2026

Tiranë, gjendet lëndë e dyshuar narkotike në paraburgimin 313: Dyshohet për hashash dhe kokainë

13:38 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.