Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

“Dorëzohet” Reja, kuqezinjtë i rikthehet skemës me katër mbrojtës

09:08 / September 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kombetarja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekipi i Kombëtares së Futbollit, zhvilloi seancën e radhës stërvitore në Durrës, në kuadër të Ligës së Kombeve. Shqipëria do të sfidojë Izraelin, në ndeshjen që do të luhet ditën e shtunë në orën 20:45, teksa ekipi i Edi Rejës do të mbyllë sot përgatitjet, për t’u nisur nesër në mëngjes drejt Tel Avivit.

Me kthimin e Uzunit, trajneri Edi Reja ka dërguar sërish te skuadra U-21 sulmuesin Eljon Toçi, i cili shihej si zëvendësues i Uzunit nëse beratasi nuk do t’ia dilte. Seanca ka vijuar normalisht, ku italiani është qartësuar më shumë në kokën e tij se me cilët lojtarë do të zbresë në fushë, pasnesër në Izrael.

Trajneri i Kombëtares Edi Reja ka vendosur që këtë ndeshje të ndryshojë skemën që ai aplikon. Kështu që nuk do të përdoret një 3-5-2, siç e kemi parë në mbi 90 për qind të rasteve të luajë Shqipëria, por Reja është “dorëzuar” dhe do të kalojë në një 4-3-1-2. 76-vjeçari ka vendosur që ta nisë me katër lojtarë mbrapa.

Në portë pritet të luajë kapiteni Etrit Berisha. Në mbrojtje do të rreshtohen: Ismajli dhe Veseli në qendër, ndërsa djathtas Ivan Balliu. Nga krahu i majtë do të jetë Elseid Hysaj. Ndërkohë në mesfushë, ku mungesa e Keidi Bares dhe Endri Çekiçit është e konfirmuar, si titullar ka mundësi ta nisë Klaus Gjasula, Kristjan Asllani dhe Amir Abrashi, por një dyshim është edhe për Ylber Ramadanin, që po kalon një formë të mirë në Skoci. Ndërsa përpara tyre, do vendoset Nedim Bajrami dhe në repartin e sulmit do të luajë Armando Broja dhe Sokol Cikalleshi.

ekipi kuqëzi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Nuk je më babai im’, Francesco Totti zbulon momentin e vështirë me vajzën pas ndarjes nga Ilary Blasi

22:58 / September 24, 2026

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026

Tre ditë para sfidës me Bjellorusinë, Kombëtarja stërvitet pa dy futbollistë

20:56 / September 23, 2026

Mjekja hedh poshtë pretendimet e Granit Xhakës: E kam vaksinuar vetë

22:40 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.