Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dosja e Rezart Taçit me mafian italiane, merret në pyetje presidenti i vendit, i doli emri në përgjime

11:01 / November 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rezart taci1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dosja italiane për Rezart Taçin do të hetohet dhe në Malin e Zi, për shkak se në përgjime del emri i presidentit Milo Gjukanoviç, i njohur për lidhjet e tij me biznesmenin shqiptar.

Mësohet se Gjukanovic do të merret në pyetje nga prokuroria në lidhje me skandalin, dhe vetë ai i ka mohuar akuzat, por ka shprehur gadishmërinë për tiu përgjigjur ftesës së drejtësisë.

Në përgjimet e publikuara nga mediat italiane dhe shqiptare, del se Gjukanoviç ishte skenari rezërvë i Taçit për të futur në sistem paratë e mafias italiane. Në rast se ai do të dështonte me bankat në Shqipëri, Taçi garantonte se do të fliste me mikun e tij president, dhe do ta zgjidhte situatën në Malin e zi, përmes transferimit të parave në Prva Bank.

Banka është në pronësi të Aco Gjukanoviç, vëllai i presidentit. Gjukanoviç i mohoi pretendimet gjatë një konference shtypi në Cetinje.

“Është një aferë tërësisht e fabrikuar. Nuk e di kush janë njerëzit, as kam pasur kontakte me ta në asnjë mënyrë… ky është një falsifikim i plotë, por këto falsifikime janë bërë një lloj praktike në jetën politike në Mal të Zi”.

Banka Prva gjithashtu mohoi pretendimet dhe tha se mediat thjesht po përpiqen të dëmtojnë bankën dhe aksionerët e saj. Shqetësimet në lidhje me bankën dhe pastrimin e parave janë ngritur që nga viti 2016 kur Parlamenti Evropian i kërkoi Malit të Zi të hetojë dhe ndjekë penalisht korrupsionin e nivelit të lartë, duke përfshirë në bankë.

Prokuroria malazeze konfirmoi se kishte hapur një hetim për rastin. Ndërkohë, Gjukanoviç, i cili është gjithashtu lider i opozitës, ka thënë se ai mbështet “çdo iniciativë” për të hequr qeverinë aktuale.

“Ju e keni të qartë se ne do të mbështesim çdo iniciativë për heqjen e saj, e keni të qartë se është dashur të bëhet dje dhe jo disa ditë më vonë”, tha ai në të njëjtën konferencë për shtyp.

Partia që drejton Gjukanoviç, DPS, ishte më e forta në zgjedhjet e vitit 2020, por nuk mundi të formonte një koalicion. Ai tha se një nismë për largimin e qeverisë do të shpallet në ditët në vijim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

15:32 / September 23, 2026

Reforma territoriale në Kuvend/ Drafti prezantohet në komisionin e ligjeve

15:28 / September 23, 2026

Përshkallëzohet greva e avokatëve/ Të hënën paralajmëron bojkotin e seancave për masat e sigurisë

15:24 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.