Konstandin Xhuvani do të mundet të shkojë në varrimin e të atit, Gjergj Xhuvanit, që do të zhvillohet sot në Tiranë.
Konstandini kishte kërkuar leje që ditën që u shua babai i tij dhe sot është konfirmuar nga Drejtoria e Burgjeve që ai mund të shkojë në varrim.
Në vitin 2014, Konstandin Xhuvani u dënua me 35 vjet burg pasi më 4 nëntor të po atij viti vrau në lokalin e natës në rrugën e Elbasanit në kryeqytet shtetasit Enea Xhaja, Edison Jaho, italianin Gimapaolo Azzolo si dhe shokun e tij Arbër Demiraj.
