Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Drita e Gjilanit në fazën e Ligës në Conference League, vendos një rekord të veçantë

15:46 / December 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 12 02 154344
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fazës së Ligës në Conference League po i vjen fundi, pasi janë luajtur katër ndeshje dhe kanë mbetur edhe dy të tilla. Shqiptarët në aktivitetet europiane të klubeve përfaqësohen nga dy ekipe, Drita e Gjilanit dhe Shkëndija e Tetovës.

Ndeshjet e fundit sollën një derbi mes skuadrave shqiptare në Europë, nga ku doli fituese Drita, e cila në 4 ndeshje ka arritur të regjistrojë 2 fitore dhe 2 barazime për t’u renditur në vendin e 8-të aktualisht, që nëse do të ishte renditja përfundimtare, do të thotë një vend i sigurtë për kualifikim për fazën tjetër. Aktualisht skuadra e Dritës është një ndër 6 ekipet nga 24 pjesëmarrëse në këtë fazë të Ligës pa humbje, sëbashku me Samsunspor, Strasburg, Rakow, AEK Larnaka dhe Jagellonia.

Në dy ndeshjet e mbetura Drita do të përpiqet të vazhdojë surpizën e saj dhe të përpiqet të realizojë ëndrrën për të kaluar më tej në Conference League. Gjithësesi dy takimet e fundit janë një malore e fortë për skuadrën nga Kosova.

Më 11 dhjetor ata do të presin AZ Alkmarin, një skuadër padyshim me shumë eksperiencë dhe shumë më e madhe se Drita në arenën europiane, ndërkohë që ndeshja e fundit më 18 dhjetor, do të jetë edhe më të vështirë, pasi do t’i duhet të udhëtojnë drejt Spanjës për t’u përballur me Rayo Vallecanon. Por deri atëherë ka kohë dhe për momentin Drita mbetet një ndër 6 skuadrat e Conference League, që nuk e ka provuar shijen e humbjes.

Conference League Drita e Gjilanit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.