Shtatë shqiptarë dhe një italianë janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Como për trafik droge dhe armë zjarri.
Sipas mediave të shtetit fqinj, ata akuzohet për trafik të madh të heroinës dhe kokainës, kryesisht nga Holanda dhe armë. Ata ushtronin aktivitetin në provincat e Como, Monza Brianza, Milano, Varese dhe Rimini që nga dhjetori i 2017 deri në shkurt të 2018.
Kanë qenë përgjimet ambientale brenda mjeteve të të dyshuarve, dhe pamjeve filmike. Ky operacion është vazhdim i një hetimi të mëparshëm që në shtator të 2018 çoi në arrestimin e 23 personave, 22 shqiptarëve dhe një shtetase rumune, të akuzuar për shfrytëzim prostitucion të 25 vajzave kryesisht me kombësi shqiptare, bullgare, moldave, polake, rumune e hungareze. Hetimet vijojnë ende bëjnë të ditur mediat italiane.
