Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Dua të përfaqësoj Greqinë në Eurovision!”/ Nga sulmet ndaj Ronelës te partneri dhe planet për fëmijë, rrëfehet Anxhela Peristeri: S’jam e pasur, paguaj kredi

10:52 / June 15, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
anxhela 709x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anxhela Peristeri thotë se Ronela Hajati duhet patjetër të ishte pjesë e finales së “Eurovision”, teksa këmbëngul se mënyra si është trajtuar dhe komentuar nga njerëzit ka qenë e papranueshme.

Anxhela ishte pjesë e jurisë së “Festivalit të Këngës” dhe shprehet se Ronela ishte pjesëmarrësja më e mirë dhe e vetmja që meritonte të na përfaqësonte. E ftuar në “Natë me Aulonën” ajo tha se i ka ardhur keq për sulim që i është bërë asaj ndërsa lidhur me kritikat e profesionistëve deklaroi se nuk e prekin më.

“Jo se Ronela është ndër shoqet e mia më të mira, por asnjë këngëtar nuk duhet të sulmohet në këtë lloj mënyre. ‘Eurovision’ është shumë i bukur dhe i vështirë. Sepse përfaqëson shtetin, pastaj veten. Ke shumë përgjegjësi dhe komentet më të vogla të ndikojnë. Më ka ardhur shumë keq për reagimin ndaj Ronelës.

Komentet nga profesionistët nuk është se më prekin shumë se kam 20 vjet në këtë punë dhe kam patur shumë gjëra të tilla. Nuk mund të trajtohet kështu një artist. Performanca e saj në Festival ka qenë më e bukura. Në gjysmëfinalen e Eurovision ishtë ndër këngët që duhej të ishte në finale edhe sikur të kishte performancën më të keqe. Kishte energji të mirë dhe duhej nga gjithë publiku”, u shpreh artistja.

Duke u rikthyer pas te përfaqësimi i saj dhe nëse e mendon sërish ta provojë një eksperiencë të tillë Anxhela u shpreh se është ende herët për këtë gjë. Por ishte shumë e qartë kur tha se përveç Shqipërisë do donte të përfaqësonte Greqinë. “Do përfaqësoja vetëm Greqinë se e njoh kulturën dhe kam jetuar atje. Edhe pse kënga ime u orkestuar nga një kompozitor grek, nuk ka patur bisedime. Por do më pëlqente.”

Këngëtarja e njohur konfirmoi pak muaj më parë lidhjen shumëvjeçare të dashurisë me partnerin e saj, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur. Këngëtarja ka deklaruar se në shumë raste e ka ‘gënjyer’ publikun kur ka qenë e ftuar apo e pyetur për këtë temë, sepse ka dashur që ta ruajë për vete lidhjen e dashurisë. E pyetur rreth kësaj, Anxhela u shpreh se është pak supersticioze dhe se privatësia i ka sjellë të mira.

Mes të tjerash, pranoi se nuk ka ardhur ende koha të bëhet nënë, por e imagjinon veten nënë të rreptë. “Për femrat në karrierë është e vështirë të vijë ora biologjiek por duhet të vijë në një moment. E mendoj veten si mami posesive se bëhem merak shumë për çdo gjë. Do isha shumë e rreptë dhe posesive.”

Këngëtarja ka deklaruar se partneri i saj nuk është pjesë e showbiz-it dhe për momentin nuk ka plane për një ceremoni zyrtare, por kur kjo të ndodhë, do të merret vesh. “Është një gjë krejt private e imja dhe nuk ka të bëjë më muzikën time. Nuk kam dashur dhe nuk dua të flas shumë për këtë pjesë” – tha këngëtarja duke dashur ta mbyllë këtë temë, për të cilën është ngacmuar gjithmonë.

E ngacmuar nga Aulona se ajo është një nga këngëtaret shqiptare më të pasura, Anxhela tha se do e konsideronte veten të pasur nëse nuk do kishte kredi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një nga ikonat e muzikës greke/ Kush ishte Giorgos Mazonakis që prej vitesh pushtoi skenën, këngët që shënjuan karrierën e tij

18:19 / September 9, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

Surprizëëë!! Nevina Shtylla është në pritje të ëmbël

19:01 / September 7, 2026

Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

18:20 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.