Sezoni i shkuar u mbyll me një surprizë për Arbanën, duke i sjellë gjyshërit e saj në emision. Një kujtim i bukur, teksa pak kohë më parë Arbana humbi gjyshen.
Por dhe ky sezon i emisionit “Dua të të bëj të lumtur” nuk kishte si të përfundonte pa një suprizë për të, por këtë herë në studio është babai i saj, i cili për herë të parë del në një studio televizive.
Arbana ka treguar me anë të një video në ‘Instagram’ se ndërkohë që priste të hynte një nga personahet e emisionit, ka hyrë babai i saj. Moderatorja është emocionuar menjëherë, duke treguar se kjo është një surprizë mjaft e bukur për të. Megjithatë për të parë më shumë, do të na duhet të presim të shtunën në mbrëmje.
