Enkelejda Kapedani është gjyqtarja e cila ushtron aktualisht detyrën e kryetarit në Gjykatën e Elbasanit e që është vënë në vëmendje për postimin e disa videove në Tik-Tok.
Në fakt krahas postimit të videove aspak etike në zyrën e kryetarit, të cilën ia ndalon dhe kodi i etikës, përmes videove në tik tok zbulojmë dhe jetën luksoze të saj por jo vetëm kaq.
Ajo që duhet të vërë para drejtësisë kriminelët i imiton ata që qëllojnë me… kallash. Në fakt edhe nëpër komente duket se gjyqtarja e paska pak problem garën mes gjinisë, ku në të tjera video shfaqet me veshje luksoze duke cituar shprehjen “Për të gjithë ato që më kanë inat” në gjuhën angleze.
Në komente duket se shumë e ngatërrojnë me sekretaren e kryetarit të gjykatës, ndërsa ajo i thotë të kërkojnë në Google emrin e saj. Në reagimin e saj Kapedani tha se nuk ka pasur ndonjëherë tik tok por ja që komentet tregojnë të kundërtën.
Lexo edhe- Rrobat dhe aksesorët më shumë se makina, dalin videot e reja të gjyqtares së Elbasanit
Në videot e gjyqtares duket dhe pasioni i saj për makinat dhe shpejtësinë teksa kemi parë tre lloje të ndryshme makinash luksoze, Mercedes GLE, Mercedes E class tipi i ri dhe BMW X6.








