Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Duro i ashpër me trajnerët e huaj: Paguhen trefish, por janë në nivel profesional më poshtë se ne

16:44 / December 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
duro kuka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tekniku i Kukësit, Shpëtim Duro është treguar i ashpër me trajnerët e huaj që kanë zbarkuar në vitet e fundit në Kategorinë Superiore. Duke e lidhur situatën me largimin e Lerdës nga stoli i Partizanit, trajneri i verilindorëve thekson se të huajt paguhen trefish nga presidentët e klubeve edhe pse në nivelin profesional janë më poshtë se trajnerët vendas. Sakaq, Duro shprehet se Kukësi është në pozita të mira por e rëndësishme është që në fund të garës të jetë i parë.

Shkarkimi i Lerdës nga Partizani? 

“Ana profesionale e shumë trajnerëve në Shqipëri është e një niveli shumë më të lartë se ajo e nivelit të trajnerëve që kanë ardhur në Shqipëri. Po t’i hedhim një vështrim 10 viteve të fundit, janë trajnerët shqiptarë që kanë pasur suksese edhe në fitimin e kampionateve, edhe në fitimin e Kupave, edhe në kupat e Europës. Kanë dëshirë klubet, se unë e kam edhe eksperiencë, që t’i paguajnë trefish më shumë se ne, por që në nivelin profesional janë poshtë nesh”.

 Kukësi në kryesimin e kampionatit?

 “Jemi në vendin e parë, por është e përkohshme. Është luajtur vetëm gjysma e kampionatit. E rëndësishme është të jesh pari në fund, jo në këto momente. Megjithatë është pozitive, pasi pas shumë përpjekjesh, lufte dhe sakrificash, tani jemi në pozita të mira”.

Merkato në janar për repartin e mbrojtjes? 

“Kemi marrë gola më pak se skuadrat e tjera. Edhe ato gola, 50 për qind të tyre i kemi marrë me penallti. Kjo tregon që skuadra ka qenë mirë. Nuk është vetëm mbrojtja, por mënyra e lojës në tërësi. Të shikojmë kur të mbarojë kampionati. Deri tani mendoj që të mos bëjmë ndryshime në merkaton e janarit”, tha Duro.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Jeff Bezos, pranë akordit për blerjen e 30% të kuotave të Liverpool-it

17:45 / August 10, 2026

Nga kontrata e shkruar në një pecetë te presioni për të kaluar te Reali, si Jorge Messi udhëhoqi të birin drejt karrierës së tij ikonike

14:19 / August 9, 2026

Ndërron jetë babai i Lionel Messit, Jorge Messi ishte 68 vjeç

14:49 / August 8, 2026

E dashura e Infantinos u pagua nga UEFA, pretendimi tronditës i “The Telegraph”

08:15 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.