TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Shiste drogë të fortë, arrestohet 30-vjeçari në zonën e “Unazës së Re”

10:58 / January 29, 2023

Aksidenti që i mori jetën 20-vjeçarit, banorët e Elbasanit në protestë: Një segment i rrezikshëm

10:46 / January 29, 2023

“Po hap një luftë që nuk e meritoj”! Pas debatit me Maestron, Valbona Mema gati të lërë lojën

10:39 / January 29, 2023

10 gola te Marseja, tifozët e Interit “qajnë” largimin e Alexis Sanchez

10:23 / January 29, 2023

Gazi me Libinë, Italia nënshkruan marrëveshje miliarda dollarëshe

10:15 / January 29, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

DW: Dërgimet e tankeve gjermane shans për korrigjim gabimi

23:34 / January 18, 20234 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjermania nuk e pati të lehtë dërgimin e armëve në Ukrainë, pjesërisht aleatët kishin dyshime për mbështetjen gjermane. Po-ja gjermane për furnizimin me tanket Leopard 2 mund t’i hiqte përfundimisht dyshimet.

Déjà-vu! Këtë e kemi parë edhe njëherë: Ukraina dhe partnerët në lindje vështrojnë me nervozitet në rritje rinformimin e trupave ruse, si në Bjellorusi dhe vrasin mendjen se ku dhe kur do të godasë Putini. Gati një vit pas luftës në Ukrainë kjo është pjesë e taktikës së tij të goditjes. Gjermania edhe njëherë po vendoset nën presion gjithnjë e më të madh për dërgimin e më shumë armëve, në një kohë që Britania e Madhe merr iniciativën dhe si vendi i parë i NATO-s do të dërgojë tanke luftarake. Kritika ndaj Berlinit është rritur, në twitter ofendimi i Gjermanisë është sërish në modë. Problemet e vjetra të Europës lindore dhe Gjermanisë kërcënojnë të rihapen sërish. Kjo të kujton gjendjen në janar shkurt 2022, kur Estonia donte të dërgonte tanke artilerie nga rezervat e RDGJ-së, kurse Berlini bllokonte, dhe vetëm pas marshimit rus në Ukrainë ra dakord.

Zhdavaritje e dyshimeve të fundit ndaj besueshmërisë së gjermanëve

Pika kryesore e debatit këtë herë është produkti më i njohur dhe më i kërkuar i industrisë gjermane të armëve, tanket Leopard 2. Ai është ndërkohë një simbol. Kievi i drejton prej muajsh lutje Berlinit për këto tanke e deri tani dëgjon përgjigje negative. Zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck bëri të qartë, se Berlini nuk do të bllokonte, nëse vendet e tjera duan të dërgojnë tanke. Polonia dhe vende të tjera të NATO-s, si edhe Finlanda janë gati të dërgojnë tanket e veta Leopard 2 në Ukrainë, por kanë nevojë për këtë për miratimin e Gjermanisë, vendit ku u zhvilluan armët.

Në fillim të sulmit rus ndaj Ukrainës, Berlini u kritikua shumë për qëndrimin hezitues. Ky rezervim dhe ndërtimi i gazsjellësit Nord Stream 2 ishin gabimet më të mëdha gjermane para sulmit rus. Që nga kjo kohë Gjermania e korrigjoi kursin e saj – ajo i dha fund varësisë nga furnizimet energjitike ruse, Ukraina u furnizua me armë. Vetëm para pak javësh, Berlini bëri të ditur, se do të dërgojë tanket mbrojtës Marder dhe sistemin antiraketor Patriot në Ukrainë. Tanket Leopard 2 janë një shans të hiqen edhe dyshimet e fundit për besueshmërinë gjermane, për korrigjimin e gabimeve të shkuara dhe mbylljen e këtijn kapitulli.

Shans për ministrin e ri të Mbrojtjes, Pistorius

Berlini duhet ta japë miratimin dhe do ta japë. Presioni po rritet, shenjat për këtë po shtohen, është vetëm çështje kohe. Shtyrje të tjera pa një humbje të madhe të imazhit të Gjermanisë janë gati të pamundura. Pas njoftimit të Britanisë së Madhe, ky nuk do të ishte më veprim i veçuar, të cilin kancelari Scholz e refuzon duke respektuar dyshimet në popullsi. Në një artikull parimor për revistën “Foreign Affairs” në dhjetor, Olaf Scholz schkroi, se Gjermania është gati “të marrë përgjegjësinë si një nga garantet kryesore të sigurisë në Europë.” Ai premtoi trajnimin e forcave ukrainase të sigurisë dhe pajisjen e tyre.

Miratimi për tanket Leopard 2 do të ishte një hap i rëndësishëm në këtë drejtim: sa më shpejt, aq më mirë. Rasti tjetër do të ishte takimi i ministrave të Mbrojtjes për ndihmën ndaj Ukrainës në fund të kësaj jave në bazën amerikane në Gjermani, Rammstein. Ministri i ri i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka shansin unik të shkojë me një njoftim historik për dhënien e dritës së gjelbër për tanket Leopard. Ukraina dhe partnerët e saj nuk kanë shumë kohë, faza më brutale dhe e përgjakshme e luftës është ende përpara. Gjermania nuk mund të jetë më hezituese. 

dw gjermane tanket
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Një pasanik 35-vjeçar i kohës, arkeologët kanë gjetur mumien më të vjetër të Egjiptit

10:09 / January 29, 2023

Tharja e lumit Kolorado, 7 shtete në krizë për ujë

09:17 / January 29, 2023

Përplasjet me Bullgarinë, Bujar Osmani: Ka nisur fushata elektorale

08:48 / January 29, 2023

Konsumatorët amerikanë të lodhur nga kërkesat për bakshish

21:32 / January 28, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Aksidenti që i mori jetën 20-vjeçarit, banorët e Elbasanit në protestë: Një segment i rrezikshëm

10:46 / January 29, 2023

“Po hap një luftë që nuk e meritoj”! Pas debatit me Maestron, Valbona Mema gati të lërë lojën

10:39 / January 29, 2023

Hiqen 20 kamera “spiune” të grupeve kriminale në Fier dhe Lushnje, 5 persona janë nën hetim

09:55 / January 29, 2023

10 lëvizjet e Luizit që e bëjnë atë gjeni në lojën e “Big Brother Vip 2”

09:31 / January 29, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Shiste drogë të fortë, arrestohet 30-vjeçari në zonën e “Unazës së Re”

10:58 / January 29, 2023

Aksidenti që i mori jetën 20-vjeçarit, banorët e Elbasanit në protestë: Një segment i rrezikshëm

10:46 / January 29, 2023

“Po hap një luftë që nuk e meritoj”! Pas debatit me Maestron, Valbona Mema gati të lërë lojën

10:39 / January 29, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.