Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Dyshimet për përfshirje të dy të rinjve serbë në helmimin e banorëve të Deçanit

14:51 / February 7, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uji
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në korrik të vitit të kaluar, mbi 1 mijë e 500 banorë të Deçanit u helmuan nga uji i pijshëm. Banorët patën hedhur dyshime se ujin mund ta kenë kontaminuar dy të rinj serbë, të cilët e kishin vizituar një restorant në Hulaj të Deçanit. Sot, Prokuroria Themelore e Pejës është deklaruar rreth këtyre dyshimeve të banorëve.

Prokurori i rastit, Dorjan Juniku, ka deklaruar se pas hetimeve ka rezultuar se dy serbët nuk kanë pasur lidhje me rastin e helmimit.

“Në kohën kur janë identifikuar dy personat e nacionalitetit serb kemi ndërmarrë të gjitha veprimet dhe kemi punuar me një kujdes të shtuar dhe një profesionalizëm të lartë, ku kemi bashkëpunuar me organet e sigurisë, mirëpo në fund ka rezultuar se të njëjtit nuk janë të involvuar në rastin në fjalë”, ka deklaruar Juniku.

Ndryshe, banorët patën deklaruar se dy të rinjtë serbë kishin ardhur me një veturë me targa të Novisadit dhe ishin dukur të dyshimtë.

Pronari i një restoranti në Hulaj të Deçanit, N.M., të cilin serbët e kishin vizituar, pati deklaruar për KosovaPress se të rinjtë i ishin dukur të dyshimtë dhe për këtë e kishte njoftuar edhe policinë.

Ai kishte deklaruar se dy të rinjtë kishin pyetur edhe për Manastirin e Deçanit.

“Mua më bën më shumë me dyshu se thoshin kjo rruga e pashtruar ku të qon. Ju thashë kjo është bjeshkë, çfarë po ju duhet kjo. E kësi fjalësh folshin, unë jam munduar t’i vonoj pak, i pash në kamera aty dhe dyshova. Të nesërmen, ka qenë ora 15:00 kur kanë qenë ata, policia erdhën për kafe këtu, unë e lajmërova rastin, ashtu kështu unë kam pasur të shkoj për t’i informuar. Thanë a bën fotografi të kamerave… dhe shkuan ata. Por të nesërmen edhe pasnesër disa simptoma, edhe punëtorët që i kam pasur këtu. Barku, vjellje edhe me hyri mendja dhe dyshoja në ta dhe pas një kohe po bëhet masivisht”, pati deklaruar ai.

Ndryshe, Prokuroria Themelore e Pejës sot ka ngritur aktakuzë kundër dy zyrtarëve të KRU “Hidrodrini” në Pejë, lidhur me helmimin e qytetarëve në korrik të vitit të kaluar.

Prokurori i rastit, Dorjan Juniku, ka deklaruar se aktakuza është ngritur kundër drejtorit të Departamentit Teknik, dhe kundër kimistes së “Hidrodrinit”.

Juniku deklaroi se 872 persona kanë pasur simptoma të cilat iu referohen helmimit nga uji i pijshëm, dhe është konstatuar se kanë pasur bakterin Escherichia Coli dhe bakterin e njohur si “Nova Virus”.

“Mbi 1 mijë e 500 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, mirëpo 872 kanë pasur simptoma të cilat i referohen helmimeve nga uji i pijshëm, për çka edhe nga raporti i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike është konstatuar se kanë pasur bakterin Escherichia Coli dhe bakterin e njohur si Novo Virus, e shkaktuar nga mungesa e klorit dhe testimeve shumë të pakta dhe aspak të rregullta, ashtu siç përcaktohet nga udhëzimet e po kësaj kompanie”, ka deklaruar Juniku./Express

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gërmimet për varrezë masive në Zubin Potok, Kryeprokurori i Kosovës: Identifikimi i mbetjeve mortore do të kërkojë kohë

15:58 / July 30, 2026

Instituti për Krimet publikon listën paraprake të 13 227 viktimave të luftës në Kosovë

21:00 / July 29, 2026

Tragjike në Greqi/ Flakët u marrin jetën tre zjarrfikësve

20:54 / July 29, 2026

Witkoff dhe Jared Kushner drejt Kievit, SHBA intensifikon përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

13:55 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.