Me anë të një postimi në Instagram, moderatorja Albana Osmani tregon momentin kur është futur pikërisht në Parlament dhe shkon drejt foltores, gati për të mbajtur një fjalim, Por nëse po mendoni se Albana i është futur politikës, nuk është tamam kështu. Ky çast është i shkëputur nga puntata e radhës e emisionit “E ardhmja është vajzë”, e cila transmetohet sonte në orën 21:00 në “ABC”.
Bashkangjitur me videon e postuar, Albana thotë se “E ardhmja është vajzë” është një nga ato programe ku çdo fjalë është lajm ose një këmbanë, ndërkohë që falenderon ekipin që e ka ndihmuar të shkojë në Kuvend dhe jo vetëm, pasi shumë surpriza të tjera do shfaqen sonte në ekran.
Ende pa e dëgjuar fjalimin e saj, vihet re se Albanës i shkon shumë Parlamenti, mos ndoshta ka ardhur koha që ta mendojë seriozisht….
