Në prangat e Policisë së Lushnjes ka rënë Borana Faslliu, e dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”. Në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit” u arrestua Faslliu e cila ishte shpallur në kërkim.
Sipas policisë 30-vjeçarja është implikuar në një rast të kësaj veprimtarie kriminale, ndaj një 26-vjeçareje, të kryer më datë 03.12.2020, nga bashkëshorti i Borana Faslliut, i cili është arrestuar një ditë më pas dhe aktualisht vuan dënim me burgim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë, për veprime të mëtejshme.
