Policia e Lushnjës bën të ditur se ka vënë në pranga një 45-vjeçar i cili ka dhunuar ish bashkëshorten e tij në prezencë të fëmijëve të mitur.
më pas ai ka tentuar të vërë flakën shtëpisë, po fatmirësisht policia ka ndërhyrë në kohë.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan shtetasin:
G. M., 46 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje.
Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka tentuar të djegë banesën e ish bashkëshortes së tij, shtetases M. M, 45 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr e mbetur në tentativë”.
