Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

E fshihnin kanabisin në murin e bilardos, 3 të arrestuar në Tiranë

15:01 / September 10, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
droge tirane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drogën që do shinin e fshihnin në murin e një bilardoje në katin e parë të një pallati, por janë pikasur nga policia.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se dy të rinj në rrugën “Dritan Hoxha” janë arresetuar pasi iu gjetën 19 doza me kanabis gati për shitje. Sipas policisë ata bënin shitje me porosi.

Një i tretë është arrestuar në rrugën “Petro Marko”, i cili sapo ka parë policinë ka hedhur një qese me 34 doza kanabis. Ai rezulton të jetë me precedentë në fushën e narkotikëve.

NJOFTIMI I POLICISE

Kontrollet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, Seksionin e Forcës së Posaçme “Shigjeta” e “Shqiponja”.

Gjatë orëve të fundit goditen dy raste të shpërndarjes së lëndës narkotike, ku 3 persona janë vënë në pranga dhe 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale 53 doza me lëndë të dyshuar kanabis, gati për shpërndarje.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, Seksionin e Forcës së Posaçme “Shigjeta” e “Shqiponja” në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, ka ushtruar kontrolle në zona të ndryshme të qarkut Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Shërbimet e Komisariatit Nr. 3 në rrugën “Dritan Hoxha”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • B. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë;
  • K. A., 25 vjeç, banues në Tiranë;

Gjatë kontrollit të këtyre shtetasve, në rrugën “Dritan Hoxha”, shërbimet e policisë iu gjetën 19 doza me lëndë të dyshuar kanabis. Këta shtetas për shitjen e lëndës narkotike me bazë porosie, në katin e parë të një pallati, shfrytëzonin pjesën e jashtme të murit të një bilardoje, ku mbanin dhe linin për shitje lëndën narkotike.

Gjithashtu në vijim të kontrolleve të ushtruara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shigjeta” e “Shqiponja”, në rrugën “Petro Marko”, u arrestua në flagrancë shtetasi:

  • K. D., 25 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve).

Gjithashtu është proceduar në gjëndje të lirë shtetasi: D. A., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Petro Marko”, këta dy shtetas kanë qenë duke qëndruar së bashku dhe në momentin që shërbimet e policisë janë afruar për kontroll shtetasi K. D. ka hedhur në shkurre një qese me 34 doza me lëndë të dyshuara kanabis.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

1.8 miliardë lekë për rindërtimin në Tiranë/ Demo jep lajmin: Financim për zhbllokimin e punimeve në Kombinat dhe “5 Maji”, synohet përshpejtimi i procesit

16:03 / November 16, 2026

Ukraina godet urën e Kerçit që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar

16:01 / November 16, 2026

“Na merrni në tryezën europiane, nuk shpëtoni dot prej nesh”/ Rama i bën thirrje BE-së: Ka ardhur koha që vendet kandidate të bëhen pjesë e tryezës europiane

15:15 / November 16, 2026

“Po zbatojmë rregullat pa qenë ende në tryezën europiane”/ Rama nga Brukseli: Shqipëria përmbush më shumë kritere se vendet para anëtarësimit

15:09 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.