Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri në një intervistë televizive ka pranuar për herë të parë se e ka kaluar Covid-19.
“E mora vesh kur po udhëtoja për në Greqi. Bëra një tampon në aeroport dhe brenda 24 orëve më erdhi përgjigjja dhe rezultova pozitive”.- shpreh Anxhela.
Ajo ka treguar se karantinën e kaloi në Greqi ,e mbyllur prej dy javësh në një strukturë hotelerie e përshtatur për të infektuarit me Covid-19.
Më tej Anxhela ka rrëfyer se e ka kaluar lehtë koronavirusin dhe se gjatë karantinës ka folur shpesh me miqtë e saj të cilët i jepnin kurajo në ato momente.
