Modelja 26-vjeçare, Alexis Robinault, u gjet e pajetë muajin e kaluar anash një rruge në Huston.
Sot raportohet se nga autopsia është zbuluar se Alexis është mbytur për vdekje.
“Nuk kemi arrestuar asnjë deri tani. Çështja po hetohet”, tha policia e Houston-it.
Një ditë para se të shpallej e humbur, Alexis kaloi Ditën e Falenderimeve me bashkëshortin e saj në apartamentin e tyre dhe më pas kaloi për darkë tek shtëpia e një mikeshe. Më pas nuk dihet ç’ka ndodhur me modelen.
Trupi i saj u gjet 3 milje larg apartamentit ku jetonte.
Modelja ishte shumë e njohur në Instagram ku ndiqej nga 50 mijë ndjekës dhe udhëtonte në shumë vende.
