Gjykata e Shkodrës ka vendosur ekstradimin me kusht të Ilir Bajrit, pjesë e bandës së “Bajrave” në këtë qytet.
Vendimi është marrë mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Shkodrës, përfaqësuar nga prokurori Federik Laloshi. Sipas vendimit ai do të ekstradohet në Itali për aq kohë sa të jetë e nevojshme për procedimin penal dhe gjykimin në themel të çështjes. Ekstradimi bëhet me kusht pasi ndaj Ilir Bajrit është regjistruar një procedim penal dhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Ndërkaq vetë Ilir Bajri dhe avoakti i tij janë shprehur se do të bëjnë ankimim pranë gjykatës së Apelit të Shkodrës.
Lexo edhe- Prostituoi 11 vajza, kush është vëllai i Safet Bajrit që e kërkon Italia
Më 20 shkurt 2019, Ministria e Drejtësisë e Italisë i ka dërguar shkresë Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, për mundësinë e ekstradimit të Ilir Bajrit për shkak të një dënimi që ka atje me 5.6 vite burg, ndërsa italianët kanë marrë një përgjigje zyrtare më 4 mars të këtij viti.
Pas kërkesës së Italisë për ekstradimin e Ilir Bajrit ndaj këtij të fundit, në 24 prill, në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër u zhvillua një seancë për njohje nga Gjykata të kërkesës dhe lejimin për ekstradim drejt Italisë. Organi i akuzës i kërkoi “Arrest me burg” Gjykatës për Ilir Bajrin, ndërsa ky shtetas ka edhe masë tjetër sigurimi, “Arrest me burg”, si i dyshuar në grupin “Bajri”.
