Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 59-vjeçar për vetëgjyqësi dhe kanosje. Sipas policisë P. Th një muaj më parë kishte denoncuar 30-vjeçarin A.B për ndërtim të paligjshëm e teksa çështja është në hetim ka tentuar ta zgjidhë me vetëgjyqësi.
30-vjeçari ishte në kërkim policor, e ndërkohë është ndaluar pas konfliktit me P.Th.
NJOFTIMI I PLOTE
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin P. Th., 59 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, si dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor A. B., 30 vjeç, banues në Theth, Shkodër, për veprat penale “Vetëgjyqësia” “Kanosja” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.
Këta shtetas, në muajin dhjetor 2019 janë proceduar penalisht, pasi shtetasi A. B., bashkë me shtetasen K. B. (e proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”) kanë ndërtuar pa leje dhe janë denoncuar në organet e Policisë nga shtetasi P. Th. Për këtë rast janë kryer veprimet hetimore dhe janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Ditën e djeshme, shtetasi A. B. është konfliktuar fizikisht me shtetasin P. Th., për pasojë shtetasi A. B. ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
