Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

E mbani mend Jolin me motor? Flet personazhi i filmit shqiptar: Në ’80-ën isha vajza e vetme në Tiranë që e ngisja…

18:44 / October 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 13 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Joli Agolli Paparisto është një ndër balerinat dhe koreografet shqiptare që prej 27 vitesh është larguar nga Shqipëria duke jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Miçigan, vend ku ka vijuar profesionin e saj dhe ka mbajtur traditën e folklorit shqiptar, valleve popullore duke themeluar dhe drejtuar Ansamblin e valleve “Gjergj Kastrioti”.

Por, jo vetëm, ajo ka qenë një ndër vajzat e para në Tiranë që shëtiste me motor. E për këtë, ajo ka luajtur në filmin shqiptar “Edhe kështu, edhe ashtu” të regjisorit Bujar Kapexhiu, e njohur në këtë rol si vajza me motor.

Joli ka qenë e ftuar në Klan ku ka folur për eksperiencën e sa në këtë film, për profesionin si balerinë në Amerikë dhe për jetën e saj private.

Rudina Magjistari: Si lindi idea për të qenë pjesë e filmit?

Joli Agolli Pararisto: Unë isha një nga vajzat që i jepja motorit dhe motori im ishte shumë i madh. Bujar Kapexhiu donte patjetër të gjente një vajzë që t’i jepte vërtet motorit për këtë rolin dhe më kishte parë sigurisht se më kishte parë e gjithë Tirana. Unë si një vajzë adoleshente, jo shumë e pjekur doja të rrija nëpër pishina, nuk e kisha fare terezinë për të bërë rolin, kështu që u lodh pak Bujar Kapexhiu për të më marrë, por më mori dhe unë e qava atë rol.

Më ka ndjekur gjithë kohës batuta. Kur u ktheva për herë të parë nga Amerika këtu, në rrugën e Kavajës dhe dëgjoj një që më thotë “waaa paska ardhur Joli shoqja e kursit!”. U gëzova shumë.

Rudina Magjistari: Si ishte në ato vite të kishe motor sepse ka qenë një gjë shumë e veçantë?

Joli Agolli Pararisto:Ishte adrenalinë, e jashtëzakonshme. Ishte një ndjenjë e bukur, isha e apasionuar pas çdo gjëje të re e të bukur edhe pse s’më lejohej sepse unë isha balerinë duhet të kisha shumë kujdes. Por adrenalina ishte shumë e bukur dhe e madhe dhe nuk e rezistoja dot.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një muaj pas ardhjes në jetë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi publikojnë fotot me djalin 1-muajsh

19:00 / August 27, 2026

“Jeni të shpifur”/ Çfarë ka ndodhur me Kleonikin? Ish miss-i ‘lëshon gojën’ në postimin e saj

18:21 / August 26, 2026

Arbana Osmani lë “Ferma Vip”, dhe rikthehet në Top Channel?/Zbuloni detajet e reja

12:01 / August 23, 2026

Selin Bollati në “Goca & Gra”? Pas BBVIP 5, në një tjetër eksperiencë televizive?

18:21 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.