Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

E mbani mend Xhisielën? ç’u bë me hetimin për kërcënim ndaj nënkomisarit

14:06 / May 25, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhisiela maloku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Xhisiela Maloku u bë protagonist e medias gjatë muajve të verës së shkuar, ku denoncoi të dashurin e saj Rexhep Rraja, djalin e deputetit Rahman Rraja për dhunë.

çështja kaloi edhe në debatin politik, e ku pati mjaft zhvillime. Një prej tyre është nënkomisari Emiljano Nuhi i cili bëri denoncim se është kërcënuar për të mbyllur çështjen ndaj djalit të deputetit.

Sipas “Panorama”, mësohet se Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për denoncimin e Nuhut.

Lexo edhe- Xhisiela Maloku godet sërish: Kam deklarata të habitshme

Burimet e Panorama bëjnë me dije se pas këqyrjes së kamerave dhe kryerjes së veprimeve të tjera hetimore, kërcënimi i pretenduar nga Nuhu, i cili tashmë ndodhet jashtë, ku ka kërkuar azil, nuk është i vërtetë.


Hetimet për këtë çështje nisën në shtator të 2018- ës, pas skandalit të djalit të deputetit të PS, i cili akuzohej nga e dashura e tij se e kishte përndjekur dhe dhunuar atë.
Rexhep Rraja u gjykua dhe u dënua për përndjekje të ish-së dashurës së tij, Xhisela Maloku, e cila publikisht tërhoqi të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, duke thënë se çdo gjë e kishte bërë nga xhelozia.
PRETENDIMI I NUHUT
Në letrën e dërguar Ardi Veliut dhe për dijeni të Presidentit Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeprokurores Arta Marku, Emiljano Nuhu shpjegonte disa muaj më parë se gjithçka ka nisur pasi ka marrë në dorë denoncimin e Xhisela Malokut dhe ka nisur hetimet paraprake. Pas marrjes së dëshmisë, nënkomisari thoshte se kishte thirrur në Komisariatin e Policisë Fushë-Krujë, shtetasin Rexhep Rraja, për ta marrë në pyetje si person, ndaj të cilit ishin duke u zhvilluar hetime.
Referuar letrës, Rexhep Rraja, djali i deputetit të Partisë Socialiste, nuk ka pranuar që të jepte shpjegimet në lidhje me denoncimin dhe pas konsultimit të bërë me prokuroren Mirela Kapo, nënkomisari pretendonte se ka marrë direktiva që duhet ta arrestonte këtë person, nën akuzat e “Përndjekjes”, “Armëmbajtjes pa leje”, “Marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale” nën kërcënimin e armës.
Po sipas letrës së Nuhut, pasi i ka komunikuar Rrajës se do të arrestohej për akuzat e mësipërme dhe që duhet të merrte një avokat, ky shtetas ka telefonuar babanë e tij, deputetin Rrahman Rraja. Pas rreth 30 minutash, në Komisariatin e Policisë së FushëKrujës, ka ardhur deputeti Rraja, së bashku me kreun e Bashkisë së Krujës dhe deputetin e Partisë Socialiste në Elbasan, Taulant Ballën.
Sipas nënkomisarit, këta persona kanë qenë të shoqëruar me nga rreth 10 persona të armatosur. Pasi kanë hyrë në zyrën e nënkomisarit, ai thotë se deputeti Rraja u ka thënë policëve të patrullës që të dilnin jashtë dhe ata i janë bindur, pavarësisht se ai i kishte thënë që nuk duhet ta bënin.
Ka qenë ky momenti kur nënkomisari pretendon se është kërcënuar nga deputeti. “Bëje provë ta arrestosh, por nuk del i gjallë nga zyra. Të gjithë dokumentacionin që ke bërë, zhduke, se po nuk e zhduke, do të zhdukim ne ty”, pretendonte Nuhu se i kishte thënë Xhelal Rraja.

xhisiela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Homazhe për oficerin që vdiq në aksident/ Ermal Lulaj, babai i tre fëmijëve, përcillet për në banesën e fundit

11:27 / November 17, 2026

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën Shefi i Krimeve të Rënda

19:40 / November 16, 2026

Dyshohet se gëlltiti drogën, ndërron jetë gjatë intervistimit në polici 26-vjeçarja në Kosovë

13:55 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.