Një 48-vjeçar ka humbur jetën rreth mesditës, pasi është përplasur nga një mjet teksa po ecte në këmbë.
Informacioni paraprak i policisë bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në Ballsh, ku drejtues i mjetit G.M., 26 vjeç ka përplasur I.M, 48 vjeç i cili ishte duke ecur. Ai u transportua për në spitalin e Fierit por humbi jetën rrugës.
NJOFTIMI I POLICISE
Mallakastër
Informacion paraprak
Sot rreth orës 13:15, në qytetin e Ballshit, shtetasi G.M, 26 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin I.M, 48 vjeç, banues në Ballsh, i cili ishte duke ecur në këmbë.
Për pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe pas ndihmës së parë në Spitalin e Ballshit u trasportua për në Spitalin Rajonal Fier por gjatë rrugës ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
