Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke me akuzën e përdhunimit të të miturve.
Sipas mediave greke e mitura ka dëshmuar në polici se është njohur në një shkollë në zonën ku jetojnë dhe sipas saj i riu shqiptar e përdhunoi.
Por 19-vjeçari nga ana e tij pretendon se gjithçka ka ndodhur me vullnetin e të miturës, me të cilën, siç tha ai, janë në një lidhje.
