Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

E ndihmon edhe goli i Rashicës, Verder eliminon Borusian nga Kupa

23:42 / February 5, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rashica
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Verder Bremen ka shkaktuar një nga surprizat e mëdha të Kupës së Gjermanisë, duke eliminuar kryesuesen e Bundesligës, Borusia Dortmund, në fushën e kësaj të fundit, falë edhe aftësive të Milot Rashicës.

Talenti i përfaqësueses së Kosovës ishte titullar në këtë duel dhe nuk zhgënjeu, duke gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e 5 të sfidës për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Por një goditje dënimi perfekte e Rojs në shtesën e pjesës së parë barazoi shifrat të cilat nuk ndryshuan më deri në përfundimin e 90 minutave.

Në shtesë, skuadrat gjetën secila nga dy herë golin, pasi Pulisiç dhe Hakimi shënuan për Borusian, ndërsa Pizarro e Harnik realizuan për Verder Bremenin, duke bërë që sfida të mbyllej 3-3 dhe fituesi të caktohej nga penalltitë. Aty u treguan më të saktë futbollistët e Verder, që realizuan 4 provat e tyre ndërsa Alkaser dhe Filip gabuan tentativat për Borusian, duke i dhënë lamtumirën turneut.

Në ndeshjet e tjera të luajtura sot bie në sy edhe eliminimi i Bajer Leverkusen nga Haidenhaim.

kupa rashica
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbappé hyn në histori! Askush nuk ka luajtur më shumë se ai me Francën në Kupën e Botës

21:38 / July 14, 2026

Cllevio: Brazilin nuk e shikoj as në 4 më të mirat, s’ka kush ta ngrejë kupën

21:19 / June 25, 2026

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026

Messi i fuqishëm rrëzon edhe Austrinë

22:27 / June 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.