Një ngjarje e pazakontë për pak u kthye në tragjedi në fshatin Giungatelle di Montecorice, në Salerno të Italisë.
Një burrë 70 vjeç, i tradhtuar nga errësira , qëlloi me çifte gruan e tij 60 vjeçare e cila ndodhej në kopsht, sepse mendoi që ishte një derr i egër.
64 vjeçarja e plagosur në shpatull, u dërgua menjëherë në spitalin Vallo della Lucania dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burri u shpjegoi hetuesve se ai mendoi se ishte një derr i egër që hyri në kopsht.
Karabinierët e ndërmarrjes Agropoli , të cilët hetojnë ngjarjen, kanë konstatuar se arma me të cilën ai qëlloi ishte e ligjshme.