Blendi Fevziu pavarësisht se shfaqet në ekran disa ditë në javë sërish është shumë diskret për jetën e tij personale.
Këtë herë në një interviste për revistën ”Class”, Blendi për herë të parë ka rrëfyer diçka më shumë për bashkëshorten e tij, Inesin si dhe dy vajzat e tyre.
Gazetari ka folur për njohjen me bashkëshorten. Historia e tyre e dashurisë, rezultoi një rastësi e bukur e fatit, pasi sipas tij ata janë dashuruar me shikim të parë, por u është dashur të presin 11 vite që të ritakoheshin dhe të krijonin lidhjen e tyre.
“E kam njohur nga miq të përbashkët në atë që njihej si Bordura e Hotel Dajtit kur ajo ishte 15 vjeç dhe unë student i vitit të parë. Më bënë shumë përshtypje sytë. Që nga ajo kohë e humba dhe e ritakova pas më shumë se 11 vitesh. Sërish rastësisht”, ka treguar Fevziu.
Cifti tashmë janë prindër të dy vajzave.
