Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

E pabesueshme, 32-vjeçarja ngrihet në këmbë live në televizion pas 3 vitesh paralizë

18:15 / May 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
psikologen 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në programin online “Fol me psikologen” me autore Ervisa Lulën është rrëfyer historia e pedagoges së Universitetit të Maqedonisë Sara Miftari Sadikit. Sara me profesion psikologe, nëna e një djali 5 vjeçar prej 2 vitesh e gjysmë po lufton me një sëmundje të vështirë.

Pas humbjes së të atit me të cilin ajo thotë se kishte një lidhje shumë të fortë jeta e saj ndryshoi. Nuk mund ta pranonte këtë vdekje ndaj vendosi të jetonte duke e mohuar këtë fakt, por për shkak të kësaj traume të fortë u prek nga kjo sëmundje e rëndë. Sara u paralizua. Simptomat e para ajo thotë se u shfaqën teksa ishte duke blerë në një dyqan, mbeti e paralizuar dhe kërkoi ndihmën e ambulancës dhe të familjarëve. Mjekët e diagnostikuan me Mielit Transversal, një sëmundje kjo që prek 1 në 100 mijë persona, pësoi kuadriplegji apo e thënë ndryshe paralizë të gjymtyrëve dhe humbje e ndjeshmërisë në disa pjesë të trupit.


Pas 2 vitesh e gjysmë trajtime dhe përkushtim ajo arriti të ngrihet nga karroca dhe të rifillojë jetën e saj. Pak muaj më parë një ngjarje shumë e bukur ka ndodhur me të gjatë një seance individuale terapie me psikoterapistin Elton Kazanxhi. Për herë të parë ajo është ngritur në këmbë vetë pa patur nevojë të mbahet askund. Ajo rrëfen këtë eksperiencë të jashtëzakonshme duke thënë se kjo ishte hera e parë që u përballë me vdekjen e të atit dhe sëmundjen. Psikoterapisti Kazanxhi ka rrëfyer këtë eksperiencë pas 15 vitesh karrierë në shtetin italian duke e konsideruar si një ngjarje që ndodh vetëm një herë në jetën e një terapisti. Sara Sadiki ka rekomanduar teknikën EMI si një teknikë efektive duke e konsideruar të rrallë këtë eksperiencë dhe duke theksuar fort rolin e një psikologu në rastet të tilla./Gsh.al

paralize tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dy gosti”, filmi me lejlekun punëtor do të restaurohet

14:20 / September 13, 2026

Një nga ikonat e muzikës greke/ Kush ishte Giorgos Mazonakis që prej vitesh pushtoi skenën, këngët që shënjuan karrierën e tij

18:19 / September 9, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

Surprizëëë!! Nevina Shtylla është në pritje të ëmbël

19:01 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.