Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

E paskemi ditur gabim, “infeksion në gjak” nuk ekziston

18:19 / April 8, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rruaza te kuqe gjaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është shumë e vështirë t’i shpjegosh pacientit se “gjaku qarkullues nuk infektohet”. Lumi nuk infektohet, pellgu po. Nëse në gjak ka patogjenë (viruse – viremia, baktere – bakteremia, funge – fungemia etj), nuk do të thotë se gjaku është i infektuar, ai është duke bërë detyrën kryesore të tij: transportin.

Patogjeni, nëse ka hyrë në gjak (ka kaluar barrierat kufizuese mbrojtëse), duhet të arrijë në zonat target, ku ai gjen mjedisin e nevojshëm për të qëndruar, ushqyer dhe shumëzuar, dhe aty shkakton dëmtimin përkatës strukturor dhe funksional.

Nëse në analizën e gjakut periferik ka një rritje të leukociteve, neutrofileve, pararendësve të neutrofileve (shkopinj, metamielocit etj), rritje të eritrosedimentit (shpesh të shoqëruara me temperaturë etj), nuk do të thotë se ke “infeksion në gjak”.

Gjaku ka detyrë të transportojë:

Eritrocitet, dhe bashkë me to hemoglobinën dhe oksigjenin. Për veten e vetë gjakut nuk i duhen as eritrocitet, as hemoglobina, as oksigjeni (eritrocitet e sigurojnë energjinë e nevojshme me anë të glikolizës anaerobe, që të mos e harxhojnë oksigjenin për qelizat e tjera).

Leukocitet (neutrofile, eozinofile, limfocite, shkopinj, monocite etj). Për veten e vetë gjakut nuk i duhen për asgjë leukocitet, ato prodhohen në palcën e kuqe të kockave (limfocite dhe jashtë saj) dhe me anë të gjakut periferik ato transportohen atje ku duhet të kryejnë detyrat e tyre, që janë gjithmonë jashtë vazës së gjakut. Nëse një patogjen ka arritur në lëndën themelore të indit lidhor fijeshkrifët, të parat që duhet të arrijnë atje janë neutrofilet për t’i eliminuar, dhe duke kryer detyrën e tyre jashtë vazës së gjakut, këto qeliza vdesin. Për të siguruar sasinë e nevojshme të neutrofileve, të mjaftueshëm për eliminimin dhe të patogjenit të fundit (brenda organizmit nuk duhet të ngelë asnjë patogjen), organizmi përdor rezervat, shton prodhimin dhe kur nuk arrin numrin e mjaftueshëm të qelizave të pjekura (neutrofilet), hedh në qarkullim dhe pararendës të tyre, që nuk janë plotësisht efikas (ushtarë të rinj), por mund të luftojnë (shkopinj, metamielocite).

Nëse patogjeni arrin në gjak, ka dhe një “luftëtar” tjetër që i eliminon drejtpërdrejt, shpretka me sistemin fagocitar mononuklear më të madh në organizëm. Dhe nëse mbrojtja jo specifike nuk e eliminon dot, do të vijë mbrojtja specifike (Limfocitet), dhe vetëm nëse gjithë këto hallka mbrojtëse kapërcehen (ose janë të dëmtuara) dhe patogjeni nuk është eliminuar, ai do të arrijë në zonat target të tij, do të vendoset, ushqehet, shumëzohet – me dëmtimet përkatëse lokalse dhe sistemike.

Trombocitet – janë i vetmi element i figuruar i gjakut, që i duhet gjakut për veten e vet dhe në këtë mënyrë për të gjithë qelizat e tjera të organizmit. Detyra e tyre është të sigurojnë stabilitetin e vazave të vogla të gjakut (kapilarët) dhe akoma më shumë ato duhen vetëm kur dëmtohet muri i vazës së gjakut, me qëllim ndalimin e hemorragjisë, pra të humbjes së gjakut me pasojat përkatëse.

Transporton hormonet, lipide, aminoacide, nxehtësi etj. Transporton dhe patogjene, qeliza tumorale etj.

gabim infeksion në gjak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e Rubio-s dhe mësimi që Shqipëria nuk duhet ta lexojë gabim

17:58 / August 14, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.