Një incident i pazakontë ka ndodhur me Ministrinë e Shëndetësisë në Quebec e cila po bën namin në botë. Kjo ministri ka publikuar në faqen e saj zyrtare një video më përmbajtje për të rritur në vend që të shpërndante informacione lidhur me rrjedhën e pandemisë.
Mësohet se menaxhuesi i rrjeteve sociale të Ministrisë së Shëndetësisë në Quebec është Meraklis. Si duket, ai është hutuar dhe ka harruar të kopjojë lidhjen e saktë për t’u informuar për rrjedhën e përhapjes së koronavirusit. Për pasojë, në vend të saj ai ka postuar në “Twitter” një video erotike në pornhub.
Pas kësaj, atij i’u deshën plot 30 minuta për të kuptuar gabimin që kishte bërë dhe për të fshirë atë postim, duke i kërkuar edhe falje 103 mijë ndjekësve të llogarisë.
“ Për shkak të një situate jashtë kontrollit tonë, një lidhje me përmbajtje të papërshtatshme u postua në llogarinë tonë në Tëitter. Po kërkojmë shkaqet. Na vjen keq për shqetësimin ”, sqaron Ministria e Shëndetësisë në postimin e mëvonshëm.
En raison d’une situation hors de notre contrôle, un lien avec du contenu inapproprié a été publié sur notre compte Twitter. Nous en cherchons les causes. Nous sommes désolés des inconvénients.
— Santé Québec (@sante_qc) April 14, 2022
