Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

E përdhunoi xhaxhai, sapo doli nga burgu. 16-vjeçarja: Më thoshte “Je bërë shumë e bukur”, tani…

16:08 / July 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
e perdhunuara
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Burri 45-vjeçar nga fshati Grabian në Divjakë, i arrestuar me akuzen se ka perdhunuar mbesen vetem 16 vjecare, sapo kishte dale nga burgu. 

Arrestimi i të dyshuarit, Fatmir Jonuzi, erdhi pas disa orëve kërkim në një zonë pyjore, ku qëndronte i fshehur. Denoncimi në polici është bërë nga një vajzë vetëm 16 vjeçe, sipas së cilës ka rënë pre e një abuzimi seksual nga xhaxhai i saj.

Menjëherë në kërkim të 45-vjeçarit u vunë FNSH-ja e Fierit si dhe efektivë të Komisariatit të Divjakës. Pas disa orësh kërkime ata arritën ta prangosnin.

“Pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 16 vjeçe se shtetasi F. J. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj, efektivët e Komisariatit të Policisë Divjakë në bashkëpunim me FNSH Fier, pas disa orësh kërkimesh bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e 45-vjeçarit, i cili ishte fshehur në një pyll të zonës së Divjakës”, bëhet e ditur nga policia.

I akuzuari rezulton person me precedent penal dhe kishte vetëm dy javë që ishte liruar nga burgu. Historia bëhet edhe më tragjike nga fakti se e mitura ka pak vite që ka humbur babain dhe jetonte me gjyshen. Adoleshentja i është nënshtruar ekspertizës mjekoligjore për të parë nëse është defloruar.

Përgjigjja pritet të dalë pas disa ditësh, ndërkohë që materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë. Në deklarimin e bërë në Polici, 16- vjeçarja ka rrëfyer se xhaxhai kishte nisur ta ngacmonte që prej kohës kur kishte dalë nga burgu.

“Qëkur u lirua, më thoshte shpesh që isha bërë shumë e bukur dhe që tani isha rritur”, ka deklaruar para oficerëve të Policisë dhe në prani të psikologes vajza e abuzuar seksualisht, e cila pas ngjarjes është marrë në mbrojtje nga institucionet shtetërore të përkujdesjes duke e strehuar në një banesë sociale.

Ndërkohë, mësohet se vetë përdhunuesi ka katër fëmijë, dy prej të cilëve janë të gruas nga një martesë e mëparshme. Fqinjët e përshkruajnë 45-vjeçarin si person problematik, por thonë se nuk e kishin imagjinuar se do të arrinte deri në këtë pikë. “Kjo është e tmerrshme. Kemi vetë vajza. Jemi tronditur nga ajo që mësuam. Ta dënojnë maksimalisht”, shprehet një prej banorëve të fshatit Grabian në Divjakë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.