Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

E përjashtoi nga grupi parlamentar, Basha ‘i shtrin dorën’ Berishës: Dera e PD-së është gjithmonë e hapur, jam i gatshëm ta takoj

19:08 / September 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
20160225 174315 25021699 07 1 CJJ6CA7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë në dritë sa i takon takimit me dyer të mbyllura që ka zhvilluar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me kryetarët e degëve, ku u diskutua për vendimin e tij për të përjashtuar ish-kryeministrin Berisha nga grupi i PD-së.

Lulzim Basha mësohet se ka deklaruar në takim se ky vendim ishte tepër i vështirë prandaj dhe u mor në momentin e fundit, pasi ai kishte bërë gjithçka për të gjetur një rrugë tjetër.

Kreu i demokratëve mësohet se ka thënë po ashtu se është i gatshëm të takohet me Berishën për ta sqaruar për këtë vendim, duke theksuar se dera e PD-së është e hapur për ish-kryedemokratin.

“Vendimi për përjashtimin e z.Berisha nga grupi parlamentar është më i vështiri për mua. Fakti që ai vendim u mor në momentin e fundit tregon se kam bërë dhe kemi bërë gjithçka që të gjendej një rrugë për ta shmangur këtë situatë.

Por vendimi është do të jetë në fuqi për aq kohë sa z. Berisha të sqarojë pozitat e tij, për një çështje që edhe ai vetë është shprehur se është një betejë personale dhe ligjore. Unë nuk kam mohuar Sali Berishën dhe historinë e tij në këtë parti.

Ai është anëtarë i Përhershëm i Kuvendit Kombëtar dhe Këshillit Kombëtar. Dera e PD është e hapur për të. Në çdo kohë që ai do të takohet, unë do ta takoj dhe jam i gatshëm ta sqaroj për vendimin që kam marrë”, u tha Basha, kryetarëve të degëve të PD-së.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen

12:54 / November 13, 2026

Ndërprerja e shërbimeve Microsoft 365 prek edhe transportin ajror

12:42 / November 13, 2026

Sky News depërton në rrjetet shqiptare të kokainës në Britani dhe zbulon “hilet”, si bëhet rekrutimi përmes TikTok-ut, një telefon shitet 300 mijë paund

12:40 / November 13, 2026

Blindohet siguria kibernetike/ Ndryshime në ligj, SHISH dhe ushtria pjesë e strukturës së re

12:35 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.