Një 45-vjeçar në Baltëz të Fierit ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të dielës, rreth orës 23.30 ku ai ishte duke kaluar rrugën kur është goditur nga mjeti tip “Benz”, drejtuesi i së cilës është shoqëruar në komisariat.
NJOFTIMI
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 22:05, në segmentin rrugor Vlorë – Lushnje, në bypass_in e Fierit, në fshatin Baltëz, shtetasi E. Sh., 41 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin Sh. V., 45 vjeç, banues në Baltëz, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.
Si pasojë e përplasjes 45-vjeçari ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
