Pasditen e sotme, banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” kanë diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë debate për pornografinë, pozat nudo, etj.
Gjatë diskutimeve, Donaldi i ka drejtuar një pyetje Einxhel. Ai e ka pyetur atë nëse ka shkuar ajo me ndonjë djalë në këmbim të parave.
“Ti a ke shkuar me ndonjë djalë për lekë?”,-e pyeti ai.
“Jo nuk kam shkuar”,-u përgjigj Einxhel.
“Ky është një koncept shumë i gabuar”,-tha Monika.
“Ne po themi që nuk gëzojmë respekt për njerëzit që arrijnë në këtë mënyrë një karrierë të caktuar”,-u shpreh Dagz.
Ndërkohë, gjatë bisedës lidhur me pornografinë dhe varësisë ndaj saj, Donaldi po thoshte se nuk ka parë kurrë. Einxhel po ngulte këmbë për përgjigje duke e pyetur vazhdimisht, ndërkohë që ai vetëm e mohonte.
Donald: Jo nuk kam parë, mund të kem parë kur kam qenë i vogël në ajër, por pastaj kuptoja se s’duhet të shikoja atë gjënë.
Einxhel: Janë bërë që t’i shikosh.
Donald: Nuk kam parë.
Antonela: Ça s’ke parë ti?
Donald: Porno.
Antonela: Porno s’ke parë ti?!
Donlad: Po.
Antonela: Kush e di si do jesh në shtrat. S’do jesh gjë. Se nga pornoja mund të mësosh shumë. Ma beso.
Donald: Nga porno demoralizohesh.
Antonela: Unë jo! Ma beso, mëson shumë taktika. Nuk e di domethënë, mashkulli i parë që thotë s’kam pa porno.