Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

E qëlloi për 30 mijë euro, arrestohet vrasësi i Angjelin Shkambit

16:39 / July 12, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
397970
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka arrestuar sot Artan Koçekun, personin e dyshuar se vrau dy vite më parë në Shkodër Angjelin Shkambin.

Koçeku është arrestuar nga policia teksa lëvizte me një pistoletë të mbushur dhe gati për të qëlluar.

NGJARJA SIPAS POLICISË

Shtetasi Artan Koçeku i cili ka përfituar leje shpërblimi nga burgu i Peqinit ku vuante dënimin për ngjarjen e ndodhur në vitin 2013, për veprën penale “Vjedhja me armë”, nuk u paraqit në vendin e vuajtjes së dënimit në ditën e caktuar. Gjatë kësaj kohe me datë 17.12.2017, ky person ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. Sh. 35 vjeç, banues në Pulaj, Velipojë, Shkodër.

I njëjti person në vitin 2018 është përfshirë në një konflikt me armë, dhe gjatë ndjekjes nga Policia, ka braktisur mjetin në fshatin Shtoj I Ri dhe ka mundur të largohet.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

MOTIVI I VRASJES


ef7022d6 23ba 47d0 ada3 67b71d8b824e

Angjelin Shkambi është ekzekutuar nga miku i tij Artan Koçeku, i cili sipas prokurorisë së Shkodrës i kishte dhënë disa vite më parë, 30 mijë euro borxh Shkambit.

Viktima dhe autori i krimit njiheshin së bashku dhe se kanë pasur në disa raste marrëdhënie huaje financiare me njëri-tjetrin. Por ajo që e rëndon akoma dhe më tepër situatën është se autori i krimit Koçeku, kishte përfituar 7 ditë lejë nga burgu i Fushë-Krujës.

Koçeku ditën e hënë duhet të paraqitej patjetër të hënën në ambientet e burgut, por të dielën paradite ai ka ekzekutuar me armë zjarri ish-shokun e tij Angjelin Shkambi. Pas kryerjes së krimit brenda në makinën e Shkambit, autori i krimit është larguar në drejtim të paditur duke mos u arrestuar ende.

Prokuroria thotë se sherri mund të ketë agravuar në kohë, duke sjellë që Koçeku, të marrë lejë nga burgu, me synimin e vetëm për të ekzekutuar ish-shokun e tij Shkambi.


Artan Koceku

KUSH ËSHTË ARTAN KOÇEKU

Artan Koçeku rezulton i dënuar me 8 vite burg për akuzën e “Grabitjes me armë” të disa pikave të karburantit në Shkodër.

28-vjeçari me precedentë të theksuar kriminalë, u arrestua në vitin 2013 si pjesë e një grupit të përbërë prej 4 personash të cilët grabisnin me armë pika karburantesh. Në atë kohë policia numëroi 8 pika të grabitura në lagje të ndryshme të qytetit verilindor.

Së bashku me të arrestuarit e tjerë Pashko Qarri, e dy vëllezërit Mikel e Marjan Thani janë dhe autorë të vendosjes së eksplozivit në automjetin në pronësi të efektivit të policisë P.Vuksani në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër në shkurt të vitit 2013.

E shkuara kriminale e Koçekut nuk përfundon me kaq. Sëbashku me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim në atë kohë (Fred Shkembi dhe Tom Gjergji) ata ishin autorë të vjedhjes së 12 dyqaneve po në Shkodër.

Angjelin Shkambi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhi me breshër në juglindje dhe qendër të vendit/ Përmbytje, pemë të rrëzuara dhe bagëti të goditura nga rrufeja

20:47 / July 24, 2026

Rëndohet bilanci i viktimave nga krimi në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e plagosur nga ish-dhëndri

20:27 / July 24, 2026

Shqipëria mes stuhive dhe flakëve: reshje e vetëtima në disa zona

18:05 / July 24, 2026

Tragjedia në Roskovec, 35-vjeçari i jep fund jetës pas negociatave me RENEA-n

17:49 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.