Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

E rëndë në Pogradec/ Sherr masiv mes familjeve, 58-vjeçari qëllon me armë çiftin e bashkëshortëve, policia parandalon krimin

09:12 / June 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arme
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka parandaluar përshkallëzimin e një sherri në Pogradec, i cili mund të kishte pasoja të rënda.

Në pranga ka rënë një 58-vjeçar, i cili pas një konflikti me fqinjin e tij dhe bashkëshorten e këtij të fundit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre.

Fatmirësisht, policia ka ndërhyrë në kohë, duke shpëtuar çiftin dhe arrestuar 58-vjeçarin, ndërsa ka sekuestruar pistoletën me 4 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Ndërhyrja në kohë e policisë, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti.

Tenton të vrasë me armë zjarri fqinjët e tij, kapet dhe arrestohet në flagrancë një 58-vjeçar.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me 4 fishekë të cilën autori e posedonte pa leje.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Buçimas, dy familje fqinje po konfliktoheshin me njëra-tjetrën, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Korçë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku konstatuan se:

Shtetasi I. H., 58 vjeç, banues në fshatin Buçimas, pasi ishte konfliktuar për motive të dobëta me fqinjin e tij I. J., 52 vjeç dhe bashkëshorten e këtij të fundit, kishte qëlluar me armë zjarri tip pistoletë “Zastava” në drejtim të tyre.

Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes si edhe parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, i cili mund të sillte pasoja të rënda për jetën.

Në cilësinë e provës materiale 58-vjeçarit, iu gjet e sekuestrua arma e zjarrit me 4 fishekë në krëhërin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Vrasja me dashje mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Arrestohet në Ekuador “financieri” i mafias shqiptare, “Caballo” ishte në kërkim për trafik droge

17:57 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.