Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

E rrallë/ Klubi i Romës zyrtarizon lojtarin e ri, nxjerr lajmërim për shqiptaren Bleona Mata

21:05 / August 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Blona Mata
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Ekipi i kryeqytetit të Italisë, Roma, ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Zappacosta nga ekipi i Chelsea. Lojtari do ti bashkohet ekipit verdhekuq në formën e huazimit me të drejtën e blerjes në fund.

Gjatë njoftimit për transferimin e lojtarit nga klubi italian i Romës, bashkëngjitur me foton e lojtarit më të ri të tyre, kanë nxjerr dhe lajmërimin për humbjen e shqiptares Bleona Mata, shkruan newsport.al

Kujtojmë që Bleona Mata është vajza e vogël 6 vjeçare që u zhduk pasditen e 22 majit të vitit 2010, teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod të Kukësit .

Policia dhe banorët e zonës kërkuan me orë të tëra nëpër mal, por nuk gjetën asnjë gjurmë të vajzës dhe që prej asaj dite nuk dihet asgjë rreth fatit të saj.

Në fillim dyshimet ranë mbi vajzat që e shoqëronin Bleonën atë ditë, mes tyre ishte dhe halla e 6 vjeçares. Pavarësisht dyshimeve të shumta mbi hallën, Qamile Mata, hetimet e policisë dhe prokurorisë nuk mundën të provonin asnjëherë se ajo bashkë me shoqërueset e tjera kishin djeni mbi ngjarjen. Gjyshja e Bleonës tha në atë kohë se kishte parë një person që nuk ishte banor i fshatit.

Tashmë Bleona është 14 vjeçe dhe vazhdon të jetë e zhdukur, ndërkohë që dy dëshmitë e fundit kanë qenë, se e kanë parë vajzën e vogël në shtetin fqinj të Italisë.

Ekipi i Romës është i angazhuar prej kohësh me nismën e tyre për gjetjen e fëmijëve të humbur në Itali.

bleona mata Klubi i Romës lojtarin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.