Ministrja e Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar kreun e opozitës Lulzim Basha pas artikulimit në publik të këtij të fundit për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Përmes një statusi në rrjetin social facebook, ministrja shprehet se “e rren menia Luli Humbësin e prapakohshëm të ëndrrave të parakohshme”.
Statusi i plotë:
“Sa është i mundur tërmeti i parakohshëm ose breshëri i parakohshëm, po aq janë të mundshme edhe zgjedhjet e parakohshme për të cilat e rren menia Luli Humbësin e prapakohshëm të ëndrrave të parakohshme.”
Kujtojmë se edhe figura të njohura politike brenda të djathtës janë kundër Bashës për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
I ftuar në emisionin ‘Repolitix’, ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani deklaroi pak ditë më parë se PD nuk është gati për zgjedhje të parakohshme.
“Zgjedhjet e parakohshme mund të jenë në prag dhe duke qenë në prag, partia duhet të jetë në gjendje për t’u përballur, a është PD-ja në lartësinë e duhur? Unë mendoj se jo, ka nevojë për t’u përgatitur më mirë.”-tha Ristani

