Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

E shfytëzonte të dashurën për prostitucion dhe për të shpërndarë drogën, në pranga 28-vjeçari

10:20 / August 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia e Tiranes e1536863662494 770x391 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 28-vjeçar në sajë të operacionit të koduar “Klientët”. Mësohet së i riu nga Korça shfrytëzonte për prostitucion të dashurën e tij 17-vjeçare dhe një vajzë tjetër 18 vjeçe.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ai shfrytëzonte për prostitucion në qytetet Korçë, Sarandë dhe Tiranë, një 18-vjeçare dhe të dashurën e mitur 17-vjeçare, me të cilën bashkëjetonte. 18-vjeçarja përdorej gjithashtu edhe për të shpërndarë lëndën narkotike.

NJOFTIMI I PLOTE

Tiranë

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Operacioni i koduar “Klientët”, i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Vihet në pranga një 28-vjeçar, pasi shfrytëzonte për prostitucion në qytete të ndryshme, bashkëjetuesen 17-vjeçare dhe një shtetase tjetër 18-vjeçare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shfrytëzonte për prostitucion një shtetase 18-vjeçare, të cilën e përdorte edhe për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, si dhe një shtetase 17-vjeçare me të cilën bashkëjetonte, kanë organizuar punën duke bërë dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Klientët”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. M., 28 vjeç, banues në Korçë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas shfrytëzonte për prostitucion në qytetet Korçë, Sarandë dhe Tiranë, një 18-vjeçare dhe shtetasen e mitur 17-vjeçare, me të cilën bashkëjetonte.

Gjithashtu, shtetasi M. M. e ka shfrytëzuar dhe përdorur 18-vjeçaren edhe për shpërndarje të lëndëve narkotike në qytetet Korçë, Sarandë dhe Tiranë.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një automjet dhe dy telefona.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur’’, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pezullohen lundrimet në Durrës/ Moti i keq, udhëtimi drejt Barit në orën 22:00 është shtyrë për nesër në orën 08.00

20:30 / November 12, 2026

Fitoi zgjedhjet në Serbi, Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve me Kosovën

19:17 / November 12, 2026

Europa i përgjigjet Rusisë: Siguria e kontinentit nuk mund të vendoset pa europianët në tryezën e negociatave

17:03 / November 12, 2026

Deri në 30% zbritje nga tatimi mbi fitimin për bizneset sponsorizuese, qeveria miraton projektligjin e ri

16:23 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.